Ja kur do të fillojë pagesa e pensioneve me 1000 denarë shtesë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin mars 2022, dhe e ngarkoi Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që ti dorëzoj të dhënat për pensionet deri te bankat komerciale deri më 28.03.2022 dhe u rekomandoi bankave komerciale të sigurojnë që pensionistët të mund të marrin pensionet e muajit marsit përmes rrjetit të bankomatëve dhe në rrjetin tregtar nga data 29.03.2022.

Bankat komerciale, nëpërmjet filialeve të tyre dhe ekspoziturave do të sigurojnë pagesa në dorë të pensioneve për klientët të cilët nuk përdorin kartel edh atë në katër grupe sipas kësaj renditje në bazë të lartësisë së pensioneve si në vijim:

– Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 29.03.2022 (e martë);

– Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.03.2022 (e mërkurë);

– Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet më 31.03.2022 (e enjte) dhe

– Për pensionet në vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.04.2022 (e premte).

Pensionet për muajin mars përfshijnë 1000 denarët e parë të cilët si ndihmë shtesë financiare pensionistët do t’i marrin edhe me pensionet e prillit dhe majit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për Juventusin, ky është një sezon i ri i pasuksesshëm

Story i radhës

“Wembley” do të jetë nikoqirë i “Finalissimas”

Të fundit nga

Kundër Guardiolës

Transferimi i Joao Cancelo nga Manchester City te Bayern Munih ishte padyshim një nga lëvizjet më

AlbanianMacedonianEnglish