Ja futbollisti serb që me shqiptarë brohoriste në demonstratën e vitit 1981: Kushtetutë, Kosova, Trepça…  

E padëgjuar deri me tash, që një futbollist serb ka brohoritur në demonstratë barabartë me shqiptarët, këtë detaj e tregon legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur llapjan, pastaj në KF Trepça, Vardar të Shkupit, Lirisë etj.

Që besa kur i kujtohet kjo kohë edhe Mensur Nexhipit, emocionohet! 

Në vitin 1981, në muaj mars vlonin demonstratat në të gjitha anët e Kosovës. Nga Zveçani po ktheheshin me makinë për në Mitrovicë Esat Mehmeti, në atëkohë futbollist të njohur Mensur Nexhipi, Bylbyl Sokoli dhe brenda makinës ishte edhe futbollisti serb Zoran Shubariq, që atëkohë luante për Trepçën!

Gjatë kthimit në  Mitrovicë, Mehmeti e drejtonte makinën herë para demonstruesve e herë pas, por së bashku me demonstrues këndonin edhe këngën e famshme të Haxhi Maqallarës “Ganimete krenaria jonë, jo nuk ke vdekë lulkuqja e Gjakovës”.

“Këtë këngë e këndonte edhe serbi me ne në makinë. Shubariq së bashku me ne brohoriste Kushtetutë, Kosova, Trepça… Vërtetë ka qenë diçka që nuk harrohet, i mbanim duart lart mbi makinë”, tregon Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ngjarja paraprake

Si po e ndihmon realiteti virtual mjekësinë?

Ngjarja e ardhëshme

Ronaldo apo një prej talenteve të së ardhmes, Perez në dilemë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian