Ja formacionet e mundshme të Juventusit dhe Villarrealit

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes gjigandit italian Juventus dhe skuadrës spanjolle Villarreal, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, që u zhvillua në stadiumin “La Ceramica”, Villarreali barazoi si vendas me rezultat 1:1 me Juventusin.

Ndërkaq, në ndeshjen e sotme, Juventusi rikthehet nga fitorja 3:1 kundër Sampdorias, kurse Villarreali rikthehet nga fitorja minimale 1:0 kundër Celta Vigos.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Sandro, Bonucci, Chiesa, Kaio Jorge, McKennie dhe Zakaria, kurse te Villarreali mungojnë Alcacer, Moreno, Pena, Capoue, Foyth dhe Moreno.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Chiellini, De Ligt, De Sciglio; Cuadrado, Locatelli, Arthur, Pellegrini; Vlahovic, Morata

Villarreal (4-2-3-1): Rulli; Aurier, Albiol, Torres, Pedraza; Coquelin, Parejo; Chukwueze, Lo Celso, Trigueros; Danjuma

21:00 Juventus – Villarreal (Stadiumi Allianz)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeministri polak, ai çek dhe slloven hyjnë në territorin e Polonisë pas vizitës në Kiev

Story i radhës

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, arrestohet 40-vjeçari. U kap duke u larguar nga Shqipëria

Të fundit nga