Ja emrat e gjitha institucioneve ku do sistemohen administratorët shqiptarë!

1349 administratorë do të sistemohen në 237 institucionet të ndryshme shtetërore. Ky është plani i miratuar nga Qeveria për transferimin e nëpunësve administrativë të punësuar përmes programit K5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Më së shumti prej tyre janë ekonomistë dhe juristë, informoi sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Transferimi bëhet nëpërmjet sistemimit të të punësuarit në vend të punës në nivel të njëjtë, aty ku i plotëson kushtet të përcaktuara në aktin e sistematizimit në institucionit ku transferohet. “Nuk kanë më të drejtë zë zgjedhin vend tjetër. Ky është opsioni i vetëm ku ata mund të vijnë, ta pranojnë vendim-udhëzimin që unë tashmë e kam nënshkruar dhe të fillojnë procedurën për çlajmërim nga ministria jonë dhe të paraqiten në institucion tjetër, aty ku janë shpërndarë. Nëse mbi çfarëdo baze, cilido prej tyre nuk vjen ta marrë vendimin në afat prej 7 ditësh, atëherë të gjithë atyre u ndërpritet vendi i punës në Ministrinë për Sistem Politik dhe vendosen në listën e transferimit ku zgjedhja më nuk mund të jetë e tyrja”, tha Grubi.

Më poshtë Gazeta Lajm sjell listën e plotë të administratorëve dhe institucionet në të cilat do të shpërndahen. Prej tyre më atraktive llogariten MPJ, MPB dhe doganat:

MPB 143;
DAP 92;
Avokati i shtetit 74;
Drejtoria e doganave 74;
Drejtoria për librat amë 41;
Inspektorati shtetëror i tregut 35;
Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale 30;
Agjencia e kadastrës 29;
Minitria e Punëve të Jashtme 26;
Spitali klinik në Tetovë 25;
Ministria e financave 25;
Qendra për menaxhimin e krizave 24;
Fondi për sigurim shëndetësor 22;
Ministria e bujqësisë 21;
Agjencia për punësim 20;
Enti shtetëror për statistika 15;
Fondi për sigurim pensional-invalidor 13;
Drejtoria për çështje pronësoro-juridike 12;
Shërbimi për çështje të përbashkëta në Qeveri 12;
Arkivi shtetëror 12;
Inspektorati shtetëror i punës 12;
Ministria për shoqëri informative dhe administratë 11;
Ministria për arsim dhe shkencë/Byroja për zhvillim të arsimit 11;
Inspektorati shtetëror për arsim 10;
Ministria për transport dhe lidhje 10;
Agjencia për ushqim dhe veterinari 10;
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim 10;
Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore 10;
Gjykata Themelore Tetovë 10;
Prokuroria publike Tetovë 10;
Spitali klinik Kumanovë 9;
Qendra ndërkomunale për çështje sociale– Gostivar 8;
Ministria për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor 5.

Ngjarja paraprake

Komuna dhe KBI në Malishevë nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2021

Ngjarja e ardhëshme

SHKK thotë se vazhdon me zbutjen e masave mbrojtëse ndaj COVID 19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian