Ja cili do të jetë presidenti i ri i Barcelonës

Japes Maria Bartomeu dha ditën e djeshme dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës, duke u larguar kështu nga klubi katalanas.

Vendin e Bartomeut te Barcelona do e marrë përkohësisht Karles Tuskets. Ky i fundit do të jetë në krye të Barcelonës për muajt e ardhshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e Barcelonës. Tuskets, zotëron 56 kompani të tjera dhe është përfolur se mund të jetë kandidat për president i Barcelonës në të ardhmen.

Ai është i njohur për faktin se i kishte dalë kundër Bartomeut në të kaluarën për kontratat e larta buxhetore të lojtarëve.

Anëtarët e tjerë të bordit do të jenë:

Huan Ramon Ramos, zëvendës president

Huan Luis Garsia, arkëtar

Josep Mari, sekretar

Mikel Lado, anëtar.

Ngjarja paraprake

Riatdhesimi nga Siria, Kim: E mrekullueshme të shoh këta të pafajshëm të shpëtuar nga ISIS

Ngjarja e ardhëshme

Shqetësuese, 150 raste të reja me Covid-19 vetëm në Prishtinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian