Ja çfarë thonë mediat angleze për Ronaldon

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2018, pasi fitoi Champions Leaguen në Kiev në finalen kundër Liverpool-it.  Portugezi shkoi te Juventus dhe më pas në Manchester United.

Në moshën 37-vjeçare e ardhmja e portugezit është në ajër, pasi duket se Ten Hagg, trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, nuk e ka në planet e tij sulmuesin. Cristiano nënshkroi verën e kaluar për dy sezone me opsionin e një tjetër sezoni shtesë me skuadrën angleze.

Referuar situatës ku ndodhet tashmë klubi i Manchester United, mediet britanike raportojnë se portugezi mund të kthehet te Real Madrid. Sipas “Mirror” Ronaldo është i gatshëm të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa shton se te “Los Blancos” ka shumë persona që do e mirëprisnin rikthimin e sulmuesit.

Megjithatë objektivi kryesor i madrilenëve është Kylian Mbappe, por në rast se francezi vendos të qëndrojë te Paris Saint-Germain, opsioni i Ronaldos do të shihej më seriozisht te klubi spanjoll.

Nuk është hera e parë që flitet për një rikthim të portugezit te Real Madrid. Në fakt, kjo mundësi u diskutua shumë edhe verën e kaluar, kur u kuptua se sulmuesi do të largohej nga Juventus, përpara se 37-vjeçari të nënshkruante me Manchester United.

Në atë kohë klubi madrilen refuzoi rikthimin e tij, ndërsa aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga Reali në lidhje me rikthimin e Ronaldos në “Bernabeu” këtë verë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Pse nuk duhet të përdorni sfungjer për të larë trupin

Story i radhës

Balla uron Fiter Bajramin nga Fieri. Ja si e komenton shkarkimin e Alibeajt nga Kuvendi Rithemelimit

Të fundit nga