Ja çfarë i thotë Laporta Messit

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë një thirrje të qartë për Lionel Messi që të qëndrojë në Camp Nou.

Laporta ka marrë zyrën të mërkurën pas zgjedhjeve të brendshme, është rikthyer në krye të klubit pas 11 vjetësh pasi ishte larguar më 2010, shkruan Goal.

Në një deklarim të tij ai ka folur edhe për fituesin e gjashtëfishtë të Topit të Artë, i cili në vitin e kaluar ka kërkuar nga Josep Bartomeu që ta linte të largohej.

“Në fazën e parë ne kishim lojtarët më të mirë në historinë e Barcës dhe nëse kishim sukses ishte sepse kishim stabilitet”, ka thënë Laporta.

“Unë jam këtu për të marrë vendime, sikur për ta bindur Messi për të vazhduar tutje, duke përfituar nga fakti se ai është këtu”.

“Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur këtu. E dini se nuk mund të largoheni, Leo”.

Ngjarja paraprake

Llapi pa Zhdrellën

Ngjarja e ardhëshme

Arafat Shabani: Libri i Gjeografisë u tërhoq nga përdorimi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian