Izraelitët me telashe! Mediumi nga Izraeli befason për Kosovën 

Para sfidës së nesërme (18.00) Izrael – Kosovë, izraelitët po përballen me telashe. 

“Ai që nuk do të përfshihet në skuadrën e Alon Hazan për dy ndeshjet është Liel Abda, i cili nuk ka mundur ta kalojë dëmtimin që ka pësuar në stërvitjen e së hënës. 

Anësori i Celtic-ut do të mungojë si nesër kundër Kosovës po ashtu edhe ndaj Zvicrës të martën, ndërsa dje kombëtarja njoftoi tashmë thirrjen në skuadër të një tjetër lojtari sulmues në vend të tij, Liran Rothman nga Maccabi Netanya

Skuadra vazhdon të studiojë ekipin e Kosovës, ndërsa në Izrael e dinë se do të takohen me një kundërshtar shumë afër nivelit.

Kampi izraelit beson se do të fillojnë kampionatin me këmbë të mbarë dhe të fitojnë ndeshjen”, shkruan mediumi izraelit “sport1.maariv”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Efi sërish në Big Brother? Fansat vendosin të preferuarin e tyre

Story i radhës

​451 persona të angazhuar direkt nga granti i Kosovës për Luginën

Të fundit nga