izraeli thote se ka goditur infrastrukturen e hamasit 66e58ad18b9fa

Izraeli thotë se ka goditur infrastrukturën e Hamasit

September 14, 2024
1 minut lexim

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur objektet e Hamasit, të cilat janë shfrytëzuar për të kryer sulme dhe prodhuar armë pranë një shkolle në Gaza.

Aeroplanët luftarakë izraelitë goditën dy ndërtesa në lagjen Sheikh Radwan pranë një shkolle që përdoret si strehë për palestinezët e zhvendosur.

Ushtria pretendon se ndërtesat janë përdorur nga operativët e Hamasit për sulme të ndryshme dhe prodhimin e armëve.

IDF mohon raportet palestineze se objektivi i sulmit ishte një fabrikë karburanti në zonë, pranë shkollës Dar al-Arqam.

Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi raportoi se pesë persona u vranë në sulm.

Ndryshe, prej 7 tetorit të vitit 2023, mbi 40 mijë palestinezë dhe 1478 izraelitë janë raportuar si të vrarë në luftën Izrael-Hamas. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

saranda imeri stafai vlen mbulon turpin e bdi se 66e5883d3f738
Story i mëparshëm

Saranda Imeri Stafai: VLEN MBULON TURPIN E BDI -së

qytetaret te henen mund te udhetojne pa pagese me autobuset e trafikut urban ne prishtine 66e58d2e438a1
Story i radhës

Qytetarët të hënën mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë

Të fundit nga

“Pick-up”i ri amerikan – financues Jeff Bezos

Startup-i amerikan, Slate Auto ka zbuluar “pickup” e parë. Bëhet fjalë për një “pickup” të vogël elektrik, i cili është financuar edhe nga themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos. Një nga avantazhet kryesore
ShkoLartë