Izraeli thotë se goditi 50 objektiva në Siri gjatë vitit 2020

Ushtria e Izraelit, tha të enjten se kishte goditur rreth 50 objektiva në Siri gjatë vitit 2020. Izraeli rrallë komenton mbi sulmet në Siri.

Raporti vjetor i lëshuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk dha detaje në lidhje me objektivat e goditur, por Izraeli besohet të ketë ndërmarrë qindra sulme në Siri që nga fillimi i luftës civile më 2011. Sulmet kanë shënjestruar trupat qeveritare, forcat aleate iraniane dhe luftëtarët nga grupi libanez

Shteti hebre vazhdimisht është zotuar se do të parandalojë armikun e tij Iranin që të fitojë një terren në Siri. Teherani ka mbështetur presidentin Bashar al-Asad gjatë gjithë luftës, gati një dekadëshe. Një zëdhënëse ushtarake i tha AFP-së se shifrat në raport ishin të sakta deri më 20 dhjetor.

Sulmi i fundit në Siri, për të cilin fajësohet Izraeli, ndodhi të mërkurën, kur raketat nga shteti hebre goditën një pozicion ushtarak pranë Damaskut, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak. SANA tha se një ushtar sirian u vra dhe tre të tjerë u plagosën. Ushtria e Izraelit nuk pranoi të komentojë mbi incidentin.

Në përgjithësi, aeroplanët luftarakë izraelitë ndërmorrën 1,400 aksione “operacionale” në vitin 2020, tha raporti, pa dhënë hollësi. Lidhur me konfliktin palestinez, raporti tha se 176 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës i drejtuar nga Hamasi në Izrael, nga të cilët 90 ranë në terren të hapur. Mbrojtjet raketore izraelite kishte kapur 80 raketa.

Izraeli dhe Hamasi kanë bërë tre luftëra që kur islamikët morën pushtetin në Gaza më 2007.

Ngjarja paraprake

Mbappe-Haaland te Barcelona?

Ngjarja e ardhëshme

Veliaj në familjen që natën e ndërrimit të viteve e pret në shtëpinë e re: 2021, viti i ringritjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian