Izraeli shkatërron shkallët historike që çdojnë drejt Mesxhid al-Aksasë

Komuna izraelite e Kudsit shkatërroi një shkallë historike që çon në zonën e Qytetit të Vjetër dhe faltoren e shenjtë Mesxhid al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, kreu i Komisionit për Mbrojtjen e Varreve Muslimane, Mustafa Abu Zehra, tha se ekipet komunale të forcave pushtuese bastisën zonën e portës Bab al-Esbat në shoqërim të një buldozeri dhe shkatërruan shkallët drejt Varrezës së Dëshmorëve.

Abu Zehra deklaroi se me këtë sulm, autoritetet izraelite kanë për qëllim krijimin e një projekti të quajtur “Kopshtet e Tevratit” në truallin e Varrezës së Dëshmorëve.

Duke theksuar se Varreza e Dëshmorëve mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 4 mijë metrash katrorë, Abu Zehra tha se në këtë zonë ka shumë varre të vjetër dhe të rinj, si dhe Monumenti i Ushtarit të Panjohur.

Abu Zehra u bëri thirrje banorëve të Kudsit të bashkohen për të mbrojtur strukturat e rëndësishme dhe ikonike të Kudsit nga presioni i pushtimit.



. .

Ngjarja paraprake

Aksident në Berat/ Makina del nga rruga, shpëton mrekullisht shoferi

Ngjarja e ardhëshme

Viti i mbarë i Taylor Swift

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian