Izraeli raporton mbi 4.600 raste të reja me COVID-19

Izraeli gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 4.674 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 278.585, përfshirë 1.803 viktima dhe 215.181 të shëruar.

Të paktën 855 pacientë të prekur nga virusi mbeten në gjendje kritike.

Mes një rritjeje eksponenciale të infeksioneve, Izraeli është kthyer në një bllokim të plotë që do të mbetet në fuqi deri më 14 tetor.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se bllokimi do të hiqet ngadalë dhe në një proces gradual që mund të vazhdojë edhe për një vit të tërë.



. .

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Kroaci, 5 të vdekur dhe 363 raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Grubi: 9 miliard euro nga Bashkimi Europian për Europën Juglindore në proekte për autostrada, hekurudha dhe energji në 4 vitet e ardhshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian