Izraeli nuk ndalet/ Netanyahu zbulon se deri kur do të vazhdojnë sulmet në Gaza: Nuk është faji ynë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se bombardimet dhe sulmet në Gaza ndaj Hamasit do të vazhdojnë. Kryeministri izraelit ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë të godasë në Gaza për aq kohë sa është e nevojshme, por “do të bëjë çmos për të shmangur viktimat civile”.

“Nuk kemi ne faj, janë ata që na sulmojnë,” tha Netanyahu në një fjalim televiziv. “Ne jemi akoma në mes të këtij operacioni, ende nuk ka mbaruar dhe ky operacion do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme.”

Netanyahu tha se Hamasi po bën çmos të vrasë civilet izraelitë, por kjo nuk është politika e Izraelit.

“Ndryshe nga Hamasi, i cili qëllimisht synon të dëmtojë civilët, ndërsa fshihet pas civilëve, ne po bëjmë gjithçka, gjithçka, për të shmangur ose kufizuar sa më shumë dëmtimin e civilëve dhe për të goditur direkt terroristët.”,  ka deklaruar ai.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, nën varësi të Hamas, ka deklaruar se 145 palestinezë kanë humbur jetën dhe se 45 janë të mitur. Ndërkohë shifrat e të plagosurve e kanë kaluar 1 mijë. 

Nga ana tjetër, Izraeli pretendon se viktimat janë terroristë të organizatës së Hamasit, ndërsa të tjerët kanë humbur jetën nga raketat e hedhura.

Ngjarja paraprake

E dini sa herë në vit bëjnë seks shqiptarët?

Ngjarja e ardhëshme

Shkatërroi kabinën e stacionit të autobusit dhe u fut në lokal, aksidenti që mund të kishte shkaktuar tragjedi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian