Izraeli kryen sulme ajrore ndaj Gazës

Avionët e Izraelit kryen sulme ajrore ndaj disa pikave në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter bëri të ditur se avionët luftarakë goditën pikat e Hamasit në Gaza.

Në sulmin për të cilin pretendohet se është kundërpërgjigje ndaj raketave të lëshuara nga Gaza në territorin e Izraelit, thuhet se në objektivin e sulmit ishin një tunel dhe një punishte e armëve të Hamasit.

Ndërsa në anën tjetër burimet lokale, njoftuan se avionët luftarakë të Izraelit sulmuan pozicionet dhe tokat bujqësore, disa prej të cilave i përkisnin krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izz ad-Din al-Qassam.

Gjithashtu u njoftua se nga sulmi nuk ka pasur humbje të jetëve.

Ushtria izraelite njoftoi dje në mbrëmje se 2 raketa u lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit dhe se njëra prej tyre u shkatërrua nga sistemi i mbrojtjes ajrore.



. .

Ngjarja paraprake

Kosova sot përballet me Turqinë

Ngjarja e ardhëshme

Jordi Alba i kthehet stërvitjeve te Barcelona, pritet të jetë gati për El Clasico

të fundit nga