Izraeli goditi 300 objektiva në Gaza dhe 50 në Siri gjatë këtij viti

Ushtria izraelite sot bëri të ditur se ka sulmuar 300 objektiva në Rripin e Gazës dhe 50 të tjera në Siri gjatë vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të dhënat e vitit 2020 zbuluan se rreth 300 objektiva u goditën në Rripin e Gazës dhe forcat penguan 38 përpjekje për të depërtuar përmes gardhit të sigurisë (me Gazën)”, tha ushtria në një njoftim që AA e rishikoi.

“176 raketa dhe mortaja u lëshuan nga Rripi i Gazës, 90 për qind e tyre u ulën në zona të zbrazëta, pasi sistemi i Kupolës së Hekurt (për kundërveprimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi) interceptoi 80 predha dhe raketa që shënjestronin zonat civile”, thuhet në njoftim.

Njoftimi shtoi se “sa i përket kufijve veriorë (me Sirinë dhe Libanin) ka pasur 10 përpjekje për të depërtuar përmes gardhit të sigurisë dhe 50 sulme janë kryer kundër objektivave brenda Sirisë, përveç 20 operacioneve specifike”.

Ushtria izraelite pengoi dy përpjekje të Hezbollahut për të kryer operacione në kufirin libanez si dhe ndërpreu një operacion tjetër nga një celulë e Hezbollahut për të kryer operacion në kufirin sirian.



. .

Ngjarja paraprake

Nga 1 janari 2021 Turqia do ta marrë komandën e forcës kryesore të NATO-s

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, sekuestrohet mbi 9 ton alkool i falsifikuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian