Izraeli dhe Maroku nënshkruajnë marrëveshjen e parë ekonomike

Izraeli dhe Maroku kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre të parë ekonomike në fushën e investimeve dhe në atë të financave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit në rrjetet sociale njoftoi se marrëveshja u nënshkrua midis ministrive të financave të Izraelit dhe Marokut dhe se ajo synon të rrisë vëllimin e tregtisë midis dy vendeve në gjysmë miliardë dollarë për çdo vit.

Vëllimi aktual i tregtisë nuk është përmendur në postimin e ministrisë izraelite.

Po ashtu nuk kishte asnjë tregues se ku u nënshkrua marrëveshja, por media izraelite më herët raportoi se ajo ndodhi gjatë një vizite të një delegacioni izraelit në Marok disa ditë më parë.

Të hënën, ministri i Ekonomisë i Izraelit, Amir Peretz, zhvilloi bisedime përmes video-konferencës me ministrin e Industrisë së Marokut, Moulay Hafid Elalamy, rreth perspektivave të bashkëpunimit industrial midis dy vendeve.

Ndërkohë, një delegacion marokenë është aktualisht në Izrael për të kompletuar procedurat teknike për rihapjen e misionit diplomatik të Mbretërisë në Tel Aviv, i cili u mbyll në vitin 2000 në fillimin e kryengritjes së dytë palestineze.

Maroku u bë vendi i katërt arab këtë vit që normalizoi marrëdhëniet me Izraelin, pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Sudanit.

Marrëveshjet e normalizimit kanë shkaktuar një kundërshtim të gjerë nga palestinezët, të cilët konsideorjnë se marrëveshjet janë një “tradthi” ndaj çështjes palestineze.



. .

Ngjarja paraprake

​Përballje liderësh sot në Superligën e Shqipërisë

Ngjarja e ardhëshme

Çavuşoğlu për Mesdheun Lindor: U treguam të gjithëve se pa ne nuk mund të bëhet diçka

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian