Izraeli dhe Greqia arrijnë marrëveshjen e mbrojtjes me vlerë 1,65 miliard dollarë

Izraeli dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me vlerë 1,65 miliard dollarë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pjesë e marrëveshjes, kontraktori izraelit i mbrojtjes Elbit Systems do të hapë një qendër ndërkombëtare trajnimi në Greqi ku do të trajnohen Forcat Ajrore Greke për një periudhë prej 22 vjetësh.

Data e saktë e fillimit të projektit nuk u përmend.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” tha se marrëveshja përfshin pajisjen e Greqisë me avionin e ri stërvitor M-346, ndërsa Elbit Systems do të marrë detyrën e mirëmbajtjes së të gjithë avionëve stërvitës gjatë gjithë periudhës së kontratës.

Më 5 janar, ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz njoftoi se kishte rënë dakord me homologun e tij grek Nikos Panajotopulos për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi sigurie për të ndërtuar, operuar dhe pajisur një qendër trajnimi për Forcat Ajrore Greke për një periudhë 20-vjeçare.

Aso kohe, televizioni privat izraelit “Channel 12” kishte raportuar se Ministria izraelite e Mbrojtjes kishte mundur ofertuesit e tjerë në marrjen e projektit për hapjen e qendrës së trajnimit në Greqi.

Raportimi gjithashtu theksonte se qendra do të drejtohej nga Elbit Systems i cili gjithashtu do të sigurojë trajnim, mbështetjen e nevojshme logjistike dhe do të sigurojë për Forcat Ajrore Greke dhjet:e avionë M-346 të prodhuar nga kompania italiane Leonardo, e cila gjithashtu përdoret nga Akademia izraelite e Forcave Ajrore.



. .

Ngjarja paraprake

46 ditë pas humbjes së nënës, Melinda Ademi vjen me një mesazh në rrjete sociale

Ngjarja e ardhëshme

Rrezikon të vdes, ja çka po paralajmërojnë mbështetësit e kritikut të Putinit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian