Izraeli dënon 32 grevistë palestinezë

Autoritetet e një burgu izraelit kanë dënuar dhjetëra të burgosur palestinezë, të cilët hynë në grevë urie në solidarizim me një të burgosur në grevë, bënë të ditur sot shërbimet e burgut, raporton Anadolu Agency (AA). 

Tridhjetë e dy të burgosur në burgun Ofer kanë filluar një grevë urie në shenjë solidariteti me Maher al-Ahras, i cili është i shtruar në Qendrën Mjekësore Kaplan në Rehovot.

Sipas grupit izraelit të të drejtave B’Tselem, Al-Akhras ka qenë në grevë urie për gati 80 ditë që nga arrestimi i tij nga Izraeli në fund të korrikut dhe është “në prag të vdekjes”.

Shërbimi i burgut izraelit tha se greva e urisë nga të arrestuarit “ishte shkelje e rregullave disiplinore”.

“Të burgosurit u transferuan në izolim dhe u vendosën në qelitë boshe pa ndonjë pajisje”, tha shërbimi në një deklaratë.

Al-Akhras u arrestua nga forcat izraelite më 27 korrik dhe u mbajt nën politikën e ndalimit administrativ të Izraelit, e cila lejon Izraelin të mbajë palestinezët pa akuza.

Të hënën, Gjykata e Lartë e Izraelit refuzoi të lirojë Al-Akhras dhe vendosi ta mbajë atë në burg derisa të përfundojë periudhën e tij të dënimit muajin tjetër.

Rreth 5 mijë të paraburgosur politikë palestinezë po vuajnë në burgjet izraelite, duke përfshirë 43 gra, 180 fëmijë dhe 430 të arrestuar nën arrest administrativ.



. .

Ngjarja paraprake

Vulini i sulet Izetbegoviqit: Së pari trego se kush deshi ta vriste Vuçiqin në Srebrenicë

Ngjarja e ardhëshme

Vendet e G7: Facebook Libra nuk duhet lançuar pa u rregulluar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian