Izraeli sot ka arrestuar një udhëheqës të lartë të grupit palestinez Hamas në Bregun Perëndimor nën okupim, bëjnë të ditur mediat lokale palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Uebfaqja palestineze e lajmeve Donia al-Watan raportoi se forcat izraelite arrestuan 64-vjeçarin Hasan Yousef në shtëpinë e tij në qytetin Beitunia në perëndim të qytetit Ramallah.
Autoritetet izraelite lëshuan Yousef-in në korrik pasi ai u burgos për 15 muaj.
Yousef kaloi gjithsej 21 vjet në burgjet izraelite, kryesisht pa gjyq nën politikën e ndalimit administrativ të Tel Avivit.
Ai ishte i përfshirë në mënyrë aktive në një afrim të fundit midis dy partive rivale palestineze, Hamas dhe Fatah.