Izraeli arreston një zyrtar të Vakëfit Islam të Kudsit

Policia izraelite arrestoi sot një zyrtar të Departamentit të Vakëfit Islam në Kudsin Lindor nën okupim, bëjnë të ditur dëshmitarët okularë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shejh Najeh Bakirat, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Vakëfit të Kudsit në Qytetin e Vjetër të Kudsit, u paraburgos në një burg izraelit, theksuan dëshmitarët.

Asnjë informacion ende nuk është në dispozicion në lidhje me arsyen e arrestimit ndërsa policia izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.



. .

Ngjarja paraprake

Ambasadori i Çekisë në Tiranë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë

Ngjarja e ardhëshme

Kryendeshja në Therandë

të fundit nga