Izraeli alarmon misionet diplomatike pas vdekjes së shkencëtarit iranian

Izraeli u kërkoi sot diplomatëve të tij në misionet nëpër botë të ishin “vigjilentë” pasi Irani akuzoi Izraelin për vrasjen e shkencëtarit të lartë bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja izraelite Maariv njoftoi se Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Alon Ushpiz, u dërgoi një porosi të gjithë diplomatëve izraelitë në të gjithë botën duke i nxitur ata të ruajnë “nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe vetëdijes për çdo veprimtari të parregullt”.

Ministria urdhëroi diplomatët e saj të ndiqnin procedurat e larta të sigurisë për t’u mbrojtur nga çdo sulm terrorist në misionet diplomatike izraelite.

Të shtunën, Izraeli vendosi ambasadat e tij anembanë botës në gatishmëri të lartë për shkak të frikës nga hakmarrja e mundshme nga Irani.

Fakhrizadeh u vra të premten nga persona të armatosur të paidentifikuar në periferi të kryeqytetit Teheran.

Shumica e zyrtarëve iranianë e konsideruan Izraelin përgjegjës për vrasjen, duke u zotuar për një përgjigje të ashpër.

Gjatë varrimit të Fakhrizadeh sot, Ministri i Mbrojtjes Amir Hatami u zotua se Teherani nuk do ta linte vrasjen pa hakmarrje.

Një zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të parlamentit iranian gjithashtu tha në një deklaratë se shenjat e gishtërinjve izraelitë në këtë vrasje ishin të qarta.



. .

Ngjarja paraprake

Ndryshimi i adresave shqetëson KQZ, anëtarja Vukaj e infektuar me Covid-19

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

“Spice Girls” mund të ribashkohen me rastin e 25-vjetorit të debutimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian