Izrael, shënohen mbi 5.600 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Izraelit sot bëri të ditur se ka regjistruar 5.647 raste të reja me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 273.826, përfshirë 1.757 vdekje dhe 208.763 të shëruar.

Sipas ministrisë, të paktën 875 pacientë mbeten në gjendje kritike.

Pas rritjes së rasteve Izraeli vendosi një bllokim total i cili do të mbetet në fuqi deri më 14 tetor.

Javën e kaluar, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se bllokimi do të hiqet ngadalë dhe në një proces gradual që mund të vazhdojë edhe për një vit të tërë.



. .

Ngjarja paraprake

Këta burra të Kosovës që i dhanë grusht të fortë shumë emrave ish jugosllav dhe në Evropë, meritojnë respekt!

Ngjarja e ardhëshme

Aeroplani ishte gati për Rashicën – ja pse dështoi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian