Izrael, mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore izraelite të enjten raportuan 4.117 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) mes një bllokimi total të vendit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Numri i përgjithshëm i rasteve në Izrael tani qëndron në 282.872, duke përfshirë 1.824 vdekje dhe 219.998 të shëruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të paktën 847 pacientë mbeten në gjendje kritike, thuhet në deklaratë.

Mes një rritje eksponenciale të infeksioneve, Izraeli shqyrton vendosjen e një bllokimi total i cili do të mbetet në fuqi deri më 14 tetor.

Javën e kaluar, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se bllokimi do të hiqet ngadalë dhe në një proces gradual që mund të vazhdojë edhe për një vit të tërë.



. .

Ngjarja paraprake

Bisedat Kosovë-Serbi?!

Ngjarja e ardhëshme

Bastoret ndërrojnë mendje, ndryshohen kuotat në ndeshjen Maqedoni – Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian