Izrael, mbi 3.000 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Izrael sot raportuan 3.097 raste të reja me koronavirus (COVID-19) mes bllokimit total për të ndaluar përhapjen e pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus arrin në 295.037, përfshirë 2.021 vdekje dhe 241.764 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të paktën 801 pacientë mbeten në gjendje kritike, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Mes një rritjeje eksponenciale të rasteve, Izraeli u kthye në vendosjen e bllokimit total i cili do të mbetet në fuqi deri më 14 tetor.

Javën e kaluar, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se bllokimi do të hiqet ngadalë dhe në një proces gradual që mund të vazhdojë edhe për një vit të tërë.

Këshilli Ministror izraelit për Çështjet e Koronavirusit është planifikuar të takohet të martën për të diskutuar heqjen graduale të bllokimit që u vendos tre javë më parë.



. .

Ngjarja paraprake

Rrahmani me bashkëlojtarë te Napoli dalin negativë në testet për Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Greqia në formë të lartë e pret në Athinë një Kosovë të thelluar në krizë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian