Izrael, 13 të arrestuar për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Policia izraelite ka arrestuar 13 hebrenjë ultra ortodoksë të mbledhur në një sinagogë në qytetin Bney Brak, afër Tel Avivit, për shkak të mosrespektimit të masave të reja të vendosura për shkak të përhapjes së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksojnë se në sinagogë janë mbledhur shumë persona.

Policia izraelite intervenoi dhe shpërndau personat e mbledhur me arsyetimin se nuk u janë përmbajtur masave të ndërmarra me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë.

Hebrenjtë donin që policia, të cilën ata e krahasuan me “nazistët”, të largohej nga zona.

Është regjistruar që policia sulmoi një të mitur ndërsa qytetarët e mbledhur u kundërpërgjigjen duke hedhur gurë mbi policinë.

Gjatë ndërhyrjes, policia izraelite arrestoi 13 hebrenj ultra ortodoksë.

Për shkak të rritjes së madhe të rasteve me COVID-19 në Izrael, vendimi i bllokimit i marrë afërsisht 10 ditë më parë do të zbatohet deri më 14 tetor.

Qeveria e Tel Avivit ka vendosur karantinë trejavore, duke filluar nga 18 shtatori.



. .

Ngjarja paraprake

KSI: Kufijtë me rajonin të hapen pa kushte

Ngjarja e ardhëshme

Pejën e merr uji, shembet një pjesë e lagjes “Xhemal Kada”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian