Izet Zeqiri godet Bilall Kasamin, tetovarët paguajnë taksa

Akademiku dhe ish-deputeti Izet Zeqiri ka përgënjeshtruar deklaratën e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ku tha se ka mospagim të tatimit nga ana e tetovarëve, transmeton TetovaSot.

“Në vetëm 4 vitet e fundit ka mospagim të mbi 3.5 milion euro tatim mbi pronë. Ne po marrim të gjitha masat e nevojshme në bazë të ligjit që të gjitha ato obligime të pashlyera nga qytetarët të realizohen. Ka edhe sistem online për pagesën e tatimit. Për momentin kemi një aparat që është në hyrje të komunës. Shohim mundësinë që edhe në pika tjetër të mundësojmë pagesën përmes aparateve të ndryshme apo edhe online. Kemi fituar një projekt për digjitalizimin e Komunës së Tetovës. Dhe përmes kësaj është edhe digjitalizimi i pagesave të taksave të ndryshme që janë në kuadër të pushtetit lokal”, tha për Alsat, Bilall Kasami- kryetar i Komunës së Tetovës.

Me deklaratën e Kasamit nuk pajtohet akademiku dhe ish-deputeti Zeqiri, i cili thotë se komuna e Tetovës në planifikimin dhe realizimin e të hyrave tatimore është më e mirë se disa komuna të Shkupit, si ajo e Karposhit e cila realizon 35.76% dhe se komuna e Aerodromit me 50.51% të të hyrave.

“Nuk pajtohem me konstatimet se Tetovarët nuk paguajnë tatime dhe se Tetova realizon të hyra tatimore më pak në krahasim me komunat tjera. Duhet të punohet më shumë në realizimin e tatimeve që kjo përqidje e realizimit të rritet për të aritur mesataren e vendit. Por komuna e Tetovës në planifikimin dhe realizimin e të hyrave tatimore është më e mirë se disa komuna të Shkupit, si ajo e Karposhit e cila realizon 35.76% dhe se komuna e Aerodromit me 50.51% të të hyrave” ka shkruar Zeqiri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë po ndodh? Tjetër shpërthim i fuqishëm në Ukrainë, evakuohen banorët e pranishëm

Story i radhës

Horoskopi i Paolo Fox për ditën e shtunë, 19 shkurt 2022

Të fundit nga