Izet, njoftoje KOK-un dhe MKRS-në, se çfarë iu ka ndodhur me vajza në Beograd! 

Serbia zhvillon garat në kuadër të saj në Republikën e Kosovës, ndërsa në Korilovo të Beogradit nuk kishte lejuar që të zhvillohet turneu i Kampionatit Evropian U-20 (femrat) në hendboll. I tërë i shteti i Serbisë ishte çuar në këmbë dhe nuk e kishte lejuar që Kosova të luajë në sallën e Korilovos! 

Kjo kishte ndodhur në mars të vitit 2018! 

Është mirë Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ta njoftojë dhe Besim Hasanin, presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, bordin e këtij Komitetit që nuk ka njohuri për garat ilegale të serbëve në Kosovë, edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës, se çfarë iu ka ndodhur  në Beograd me vajza (hendbollistet e reja) dhe atë në Kampionatin Evropian. 

Çka sikur të shkonin për të luajtur një ndeshje të Republikës së Kosovës, të gjithë do të përfundonin në burg, sepse sipas Serbisë, do të dilte se u shkel sovraniteti i një shtetit tjetër. 

Të kujtojmë, se Federate Evropiane e Hendbollit e përjashtoi nga gara ekipin serb, pasi autoritetet serbe anuluan ndeshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Si rezultat i intervenimit të autoriteteve qeveritare në Serbi, ndeshja kualifikuese në kategorinë e femrave në grupmoshën nën 20-vjeç, në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ishte parashikuar të mbahej më 23 mars, nuk është mbajtur”, thuhej në reagimin e atëhershëm të FHK-së. Po ashtu në vitin 2018 në maj, Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë nuk ka lejuar hyrjen e Kombëtares së Kosovës në karate për seniorë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatit Evropian të Karatesë që u mbajt në Novi Sad të Serbisë atëkohë.
Këtu në Kosovë Serbia organizon gara jo veç në Zveçan, edhe në periferi të Prishtinës, si në Graçanicë, edhe në Laplo Sello, edhe në Uglare etj. 

Komiteti Olimpik i Kosovës si institucioni më i lart vazhdon heshtjen, nuk reagon publikisht! Po në Graçanicë po luhen garat, 5 kilometra larg zyrës së KOK-ut.

Ngjarja paraprake

Komuna e Prishtinës rikthen shiritat ndarës në rrugë

Ngjarja e ardhëshme

Situata sot tek Infektivi, disa pacientë transferohen nga Covid 1 drejt Covid 3

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian