Izet Mexhiti: Tubimi i së hënës, tubim i “artanistave”

March 17, 2023
1 minut lexim

Nënkryetari i BDI-së dhe deputet Izet Mexhiti është prononcuar rreth tubimit të organizuar nga Kabineti i zëvendës kryeministrit Artan Grubi, për të cilin ka zhvilluar fushatë me paratë e shqiptarëve e që sipas tij është tentim për të arsyetuar pozitën e pamerituar që mban.

Mexhiti është shprehur se nuk do të merr pjesë në tubim, sepse është tubim i organizuar me presione ndaj votuesve që i ka përçarë.

“Nuk jemi të ftuar. Është tubim i artanistave. E terrorizuan administratën publike dhe shtetërore, u shkojnë lista me kërcënime se kush do të marrë pjesë. Nga të gjitha qytetet do të barten, gjithandej”, tha nënkryetari i BDI-së Mexhiti.

Ndryshe të hënën në sallën “Shaban Tërstena” në Çair, në orën 19:00, Artan Grubi dhe ekzekutivi i tij, do të mbajë tubim me prezencë të  kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

GAZETA.MK nuk mban përgjegjësi për kumtesat zyrtare të partive politike, OJQ-ve apo institucioneve tjera. Të njëjtat publikohen në mënyrë integrale.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kundër Juventusit

Story i radhës

Thaçi optimist, kthehet Simonovski

Të fundit nga

ShkoLartë