izet mexhiti pjesemarres ne ballon e inaugurimit te presidentit amerikan donald trump 679005e65f1dc

Izet Mexhiti, pjesëmarrës në Ballon e Inaugurimit të Presidentit Amerikan, Donald Trump

January 21, 2025
1 minut lexim

Uashington, 21 janar – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ishte i ftuar si pjesëmarrës ekskluziv në ceremonitë madhështore të inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në një ngjarje që shënon një moment historik dhe prestigjioz, Mexhiti ishte i vendosur në sektorin VIP në mbrëmjen me Forcat e Armatosura të ShBA-së, ku të pranishëm ishin presidenti Trump dhe familja e tij. Madje në disa pamje Mexhiti ishte shfaqur në afërsi të presidentit Trump.

Kjo ngjarje ekskluzive ku Mexhiti ishte prezent ishte organizuar nga ushtarakët e të gjitha degëve të Forcave të Armatosura të SHBA-së, ku Presidenti Trump, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të tyre, kryesoi me praninë e tij. Kjo mbrëmje ishte një homazh për sakrificat dhe dedikimin e ushtarëve amerikanë, një simbol i forcës dhe bashkimit kombëtar.

Një ngjarje tjetër madhështore e organizuar në nder të inaugurimit presidencial “Ballo e Lirisë” mblodhi elitën politike dhe shoqërore të Shteteve të Bashkuara dhe botës. Mexhiti, përmes kësaj ftese të nivelit të lartë, konfirmoi një herë tjetër rëndësinë dhe ndikimin e tij si një lider që fuqizon marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

Prania e Izet Mexhitit në këto ceremoni nuk ishte thjesht një nder personal, por një mundësi për të promovuar bashkëpunimin dhe miqësinë midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky angazhim i Mexhitit dëshmon rëndësinë e lidershipit të tij dhe kontributin për të forcuar pozicionin e Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

komisioni per politike te jashtme refuzon kerkesen per njohjen e shtetit te palestines 67900535dfaa7
Story i mëparshëm

Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

merr flake kabina elektrike ne parkimin nentokesor te bulevardi i ri ne tirane 67900a9640226
Story i radhës

Merr flakë kabina elektrike në parkimin nëntokësor te Bulevardi i Ri në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë