Italiani triumfon në Çmimin e Madh të Austrisë!

1 minut lexim

Italiani triumfon në Çmimin e Madh të Austrisë!

Françesko Banjaja ka arritur të triumfojë në garën e Çmimit të Madh të Austrisë me një paraqitje fantastike që i siguroi italianit vendin e parë.

Ky është i dyti sukses radhazi për pilotin e Dukatit i cili u shpall fitues dhe në garën e shkuar të Britanisë dhe duke mbajtur kështu garën të hapur me kryesuesin e Botërorit, Kuartararo.

Francezi i Jamahas nuk arriti dot të mposht italianin në këtë garë dhe u rendit i dyti, me Banjajan që mbrojti kryesimin në mënyrë perfektë deri në fundin e garës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohet nga sa para përfituan Usyk dhe Joshua pas luftës të së shtunës

Story i radhës

Ziadin Sela sonte pritet të jap dorëheqje?

Të fundit nga