Italiani i Camorra-s ka 750 mijë euro pasuri në Shqipëri/ Prokuroi çon për gjykim dosjen e Muollo

Prokuroria e Durrësit ka dërguan për gjykim dosjen penale ndaj italianit të Camorra-s, Ferdinando Muollo, i dënuar për vrasje në Itali, ndërsa në Shqipëri akuzohet për pastrim të parave.

Në përfundim të hetimeve rezultoi e provuar se, Policia Gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka identifikuar ndër të tjera faktin se shtetasi italian Ferdinando Muollo ishte i proceduar penalisht në shtetin italian dhe pas kësaj kishte investuar në Republikën e Shqipërisë.

Në Durrës, 56-vjeçarit Muollo iu sekuestruan, pas 18 muajsh hetime, 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës; 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës; 1 automjet me vlerë 40 000 euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare. Shtetasi italian ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar.

Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50% të aksioneve në pronësi të tij. Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratorë dentarë, ku ka 30 % të kuotave. Kujtojmë se Muollo ka ekzekutuar në Itali shtetasin Salavadore Ridosso dhe është dënuar me 12 vite burg e gjashtë muaj në Itali. Krimin e ka kryer për llogari të Camorra-s.

Ngjarja paraprake

Mbi 16 mijë të infektuar me COVID-19 për një ditë në Itali

Ngjarja e ardhëshme

Këto hapa rreth përdorimit të aloe verës do e shpëtojnë fytyrën tuaj nga problemet me aknet dhe njollat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian