Italia shënon rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19

Italia shënoi rekord të ri të rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke regjistruar numrin më të lartë ditor që nga fillimi i pandemisë, me 8.804 raste në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA)

Dikur epiqendra e COVID-19 në Evropë, vendi regjistroi gjithashtu 83 vdekje të reja, duke dyfishuar numrin e viktimave nga një ditë më parë dhe duke e çuar shifrën e përgjithshme në 36.372

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv gjithashtu u rrit me 47

Rajoni verior i Lombardisë, i cili u godit më rëndë në valën e parë të pandemisë, ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore, me më shumë se 2.000 infeksione.

Kryeministri Giuseppe Conte përsëriti se qeveria nuk dëshiron të vendosë një bllokim të ri mbarëkombëtar që do të ishte shkatërrues për ekonominë, por, tha ai, rajonet individualisht mund të vendosnin kufizime, përfshirë transportin publik dhe ndalesën e lëvizjes gjatë orëve të natës.

Qeveria lëshoi ​​një dekret të ri të martën duke vendosur kufizime më të rrepta, përfshirë ndalimin e ahengjeve private dhe mbylljen e hershme të bareve dhe restoranteve.

Italia gjithashtu prezantoi ndryshime në rregullat e karantinës, duke ulur në dhjetë nga 14 ditë periudhën minimale të izolimit për ata që rezultojnë pozitivë ose kanë qenë në kontakt me persona të infektuar.



. .

Ngjarja paraprake

Messi: Ja si ka ndryshuar loja ime!

Ngjarja e ardhëshme

Robin Krasniqi tregon se si e goditi kundërshtarin, dhe ku e kuptoi ai se goditja e tij ishte e fortë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian