Italia regjistron rekord të ri me mbi 15 mijë raste të reja me COVID-19

Italia sot konfirmoi 15.199 raste të reja me koronavirus (COVID-19), një rekord i ri i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pothuajse 178.000 teste janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Dikur epiqendra e pandemisë në Evropë, Italia regjistroi 127 vdekje të reja, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 36.832.

Italia ka vazhduar të regjistrojë një trend të rritjes së rasteve të reja me COVID-19 në disa rajone, të kryesuar nga rajoni verior i Lombardisë, i cili sot shënoi numrin më të lartë të rasteve të reja, mbi 4.000.

Lombardia dhe rajoni jugor i Kampanisë ishin dy të parët që vendosën ndalesë qarkullimi këtë javë.

Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve, qeveria italiane mund të shqyrtojë vendosjen e masave më të rrepta këtë fundjavë.

Kryeministri Giuseppe Conte tha të martën se masat lokale për të frenuar valën e dytë të virusit do të lejohen, por shtoi se ka nevojë për t’u koordinuar në nivel mbarëkombëtar.

Ai gjithashtu theksoi se situata është krejtësisht e ndryshme nga vala e parë, duke shtuar se nuk mund të ripropozojnë të njëjtën strategji të karantinës mbarëkombëtare.



. .

Ngjarja paraprake

Njofim nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt

Ngjarja e ardhëshme

I shtruar në Infektiv, ndërron jetë 61-vjeçari nga Ksamili

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian