Italia pritet të zbatojë masa të tjera, si masa parandaluese ndaj COVID-19

Autoritetet në Itali pritet të marrin vendimin për bartjen e detyrueshme të maskave, si masë parandaluese për përhapjen e coronavirusit.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, përcjell Telegrafi, rajoni i Lazios afër qytetit të Romës ka filluar tashmë me zbatimin e kësaj mase.

Disa kufizime të tjera pritet të miratohen pas një rritje të rasteve me COVID-19 në të gjithë vendin dhe në disa grupe lokale.

Restorantet dhe klubet do të detyrohen të mbyllen më herët, ndërsa ahengjet private do të kufizohen me një numër të vogël të frekuentuesve.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në Itali, u rrit në 325 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë rreth 35 mijë persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi të hënën se 10 për qind e popullatës mund të kenë qenë të infektuar me coronavirus, kështu pjesa tjetër e mbetur e popullatës së botës është ende e rrezikuar. 

Ngjarja paraprake

Takim virtual i kryetarit Xhaferi me ish deputetët e Parlamentit Evropian

Ngjarja e ardhëshme

Liverpool reagon pas humbjes turpëruese, gjen portier të ri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian