Italia ndëshkon personat mbi 50-vjeç që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19

min lexim

Zyrtarët italianë kanë vënë masa të ndëshkimit për personat mbi 50-vjeç, që nuk janë vaksinuar kundër coronavirusit.

Masat vlejnë për shtetasit italian, por edhe ata të huaj që jetojnë në këtë vend evropian.

Çdo person mbi 50-vjeç që nuk është vaksinuar kundër COVID-19, do të dënohet me 100 euro.

Përveç kësaj, të punësuarit mbi 50-vjeç nga 15 shkurti do të kenë nevojë për “super certifikatën e gjelbër”, me qëllim që të mund të futen në vendin e tyre të punës.

Qeveria italiane gjithashtu ka bërë ndryshimet në pasaportën aktuale të COVID – duke vënë kufizime të reja që kanë hyrë në fuqi nga sot.

Në këtë vend aktualisht përdoret sistemi i dyfishtë i pasaportës së gjelbër, versioni bazik i qasshëm për të gjithë personat që kanë rezultuar negativ në COVID-19, si dhe versioni super i rezervuar për të vaksinuarit apo ata që janë shëruar nga coronavirusi.

Nga 1 shkurti super pasaporta e gjelbër do të nevojitet për shfrytëzimin e transportit publik, për qëndrim në restorante të mbyllura dhe të hapura, bare, hotele, kinema, teatro, palestra fitnesi dhe stadiume futbolli.

Versioni bazik për të pavaksinuarit akoma u jep mundësi të kenë qasje në dyqane, barnatore dhe pompa të derivateve si dhe në sallone ondulomi. E nga sot do të jetë e nevojshme për të hyrë në banka, biblioteka dhe qendra tregtare.

Mediat italiane raportojnë se të gjitha objektet kanë për detyrim të kryejnë kontrollet e statusit të personave që i frekuentojnë, e nëse një gjë të tillë nuk e bëjnë do të dënohen nga 400 deri në 1 mijë euro, e një dënim i ngjashëm i pret edhe vizitorët pa pasaportën e kërkuar të gjelbër.

Bartja e obligueshme e maskës në ambiente të hapura sikurse edhe në klube të natës, koncerte, ahengje në ambient të hapura është shtyrë deri më 10 shkurt.

Italia ka shënuar pikun e pandemisë kah mesi i janarit, e gjatë 18 janarit ka regjistruar mbi 228 mijë raste të reja. Deri më sot në këtë vend janë vaksinuar mbi 78 për qind e popullatës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Qeveria miratoi projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Story i radhës

Ky është banori që u largua sonte nga Big Brother VIP

Të fundit nga