Italia mund të luaj në Katar

Italia mund të luaj në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në Katar! Ky është lajmi i bujshëm që është shpërndarë në mediat italiane, me të mësuar se FIFA ka nisur hetim të mirëfilltë për përfaqësuesen e Ekuadorit.

Kjo e fundit akuzohet se ka aktivizuar një futbollist i cili nuk ka nënshtetësinë e saj dhe ka luajtur me dokumentacion të falsifikuar ndaj rrezikon përjashtimin nga aktiviteti.

Federata e Kilit kishte bërë reklamim për ndeshjet e saj ndaj Ekuadorit, duke argumentuar se Bajron Kastijo, në fakt ishte kolumbian, pasi kishte gjetur një certifikatë lindje të tij të datëlindjes 1995 e jo të vitit 1998, me të cilën është regjistruar nga përfaqësuesja e Ekuadorit.

Kastijo ka zhvilluar 8 ndeshje të kualifikuesve të zonës së Amerikës së Jugut e tashmë Ekuadori mund të humbasë të gjithë ndeshjet në tavolinë, ose të përjashtohet.

FIFA ka konfirmuar hetimin dhe tani të gjithë presin me kureshtje të mësojnë se çfarë do të ndodhë pasi situata është shumë e komplikuar.

Sipas “Corriere Dello Sport”, një dënim i Ekuadorit i hap rrugë kthimit të Italisë në Botëror. Sipas saj, shkelja e Ekuadorit është e dyfishtë, pasi ka aktivizuar lojtar që në fakt është kolumbian dhe për më tepër i ka falsifikuar edhe datëlindjen.

Kështu, masa mund të mos jetë heqja e pikëve që do të ndryshonin renditjen nëpërmjet të cilës siguroi Botërorin duke avantazhuar Kilin, por përjashtimi nga Botërori.

Një gjë e tillë bën që FIFA të aplikojë pjesëmarrjen me ftesë në këtë aktivitet për vendin bosh. Dhe kjo ftesë jepet nëpërmjet renditjes botërore të FIFA-s, duke marrë pikërisht skuadrën që renditet më lart e që nuk ka siguruar praninë.

Italia gjendet në vendin e 6 në renditjen botërore e në teori, është e para në listën e pritjes nëse konfirmohet kjo hipotezë e bujshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spanja do të ofrojë tri ditë “leje menstruale” për gratë

Story i radhës

“U dhanë 700 mln lekë për ahengje”- Berisha denoncon dhe ironizon Ramën

Të fundit nga