Italia: Menjëherë negociatat me Tiranën e Shkupin

Italia mbështet çeljen e menjëhershme të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Konfirmimi erdhi nga Kryeministri Mario Draghi gjatë fjalës së tij para Parlamentit Europian.

“Integrimi i plotë i vendeve që manifestojnë aspirata nuk paraqet kërcënim për stabilitetin e projektit evropian. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në Mars 2020”.

Qëndrimi i Draghit erdhi gjatë diskutimit të gjatë për të ardhmen e Europës, ku përmendi edhe shtetet e tjera të Ballkanit që presin prej vitesh anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ne duam t’u japim një shtysë të re negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi dhe të sigurojmë vëmendjen maksimale ndaj pritjeve legjitime të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Ne jemi në favor të hyrjen e të gjitha këtyre vendeve dhe ne duam Ukrainën në BE”.

Duke u ndaluar te agresioni më i fundit i Rusisë, Kryeministri Italian u shpreh se të mbrosh Ukrainën do të thotë të mbrosh vetë Europën dhe ta ndihmosh do të thotë të punosh për paqen dhe për këtë Italia është e gatshme të jetë në linjën e parë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetari i BDI-së pritet në darkë pune nga ambasadori francez

Story i radhës

Rritje e çmimeve të banesave prej 12,4 për qind në tremujorin e parë të vitit

Të fundit nga