Italia ka probleme me furnizimin e vaksinave antiCOVID

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Itali kanë bërë të ditur se do të rishikojnë programin e tyre të vaksinimit nëse problemet e ditëve të fundit me furnizim me doza vaksinash vijojnë, përcjellë Gazeta Sinjali.

Vendi fqinj aktualisht ka reduktuar ndjeshëm vaksinimet ditore për shkak të vonesave të furnizimit nga kompania Pfizer.

Tashmë që dhe kompania tjetër AstraZeneca ka paralajmëruar shkurtime të furnizimit, Italia po mendon seriozisht të ndryshojë planin e vaksinimit në fund të këtij muaji.

Roma zyrtare ka kërcënuar se do të padisë kompaninë Pfizer për këtë problem, e cila javën e kaluar njoftoi uljen e dozave që do të shpërndajë për shkak të një ristrukturimi për të rritur kapacitetet.

Ngjarja paraprake

Shqipe Hysenaj flet për djalin që e dhunoi fizikisht

Ngjarja e ardhëshme

KRRE propozon program për zbutje të varfërisë energjetike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian