Italia e frikshme: 1.000 minuta pa pranuar gol, 30 ndeshje radhazi pa humbje

Italia e trajnerit Roberto Mancini e vazhdoi formën e lartë dhe të frikshme në Euro 2020, duke mos pranuar gol as pas mbi 1.000 minutave lojë.

Në minutën e 36-të në fitoren 1:0 Uellsin në ndeshjen e fundit në Grupin A, Italia e kaloi shifrën prej 1.000 minutave pa pranuar gol.

Derisa nuk e ka pranuar asnjë gol gjatë kësaj periudhe të gjatë, Italia ua ka shënuar 32 gola ekipeve kundërshtare.

Italia e mbylli Grupin A me nëntë pikë, pas tri fitoreve në po aq ndeshje, duke mos pësuar fare gol.

Skuadra e Mancinit kaloi në mesin e 16 më të mirëve në Euro si ekipi më në formë.

Italia është e pamposhtur në 30 ndeshjet e fundit, ndërsa i ka fituar 11 ndeshjet e fundit pa pësuar gol.

Kjo është ecuria më e gjatë pa humbje në historinë e ekipit kombëtar italian.

Ngjarja paraprake

Viktima e shkatërrime nga stuhia tropikale në SHBA

Ngjarja e ardhëshme

Të sëmurë emocionalisht nga ligësia e të tjerëve

të fundit nga

Tirana barazon

Tirana dhe Egnatia u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e zhvilluar

AlbanianEnglishMacedonian