Itali, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Italia raportoi 4.458 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave, numri i rasteve ditore në vend ka kaluar pragun 4 mijë për herë të parë që nga 12 prilli.

Që nga shkurti, kur filloi pandemia në vend, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 338.398.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 u rrit në 65.952, kurse numri i pacientëve që trajtohen në kujdes intensiv shkoi në 358.

Ndërkaq, bilanci i të vdekurve u rrit me 22 në 24 orët e fundit, për të shkuar në 36.083, kurse numri i të shëruarve arriti në 236.363, me 1.060 të shëruar në 24 orët e fundit.

Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza, Walter Ricciardi, në një deklaratë për mediat, tha se “Nëse nuk veprojmë, rrezikojmë të përballemi me 16.000 raste në ditë në dhjetor”.

Qeveria italiane dje zgjati gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 janar 2021 dhe ashpërsoi masën e përdorimit të maskave, duke e bërë atë të detyrueshme edhe në vendet e hapura.



. .

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Turqia raporton 1.615 raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Ali Ahmeti parashikon rezultatin e ndeshjes Maqedoni – Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian