Italia ka raportuar 28 vdekje të reja lidhur me koronavirusin në 24-orëshin e fundit, sipas raportit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.
Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, në vend janë paraqitur edhe 2,677 raste të reja me virusin korona përgjatë periudhës 24-orëshe. Shteti italian arriti të kryejë 99,742 teste për një ditë, për diagnostikimin e sëmundjes.
Numrat akumulativ të të infektuarve në Gadishull, që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, kanë arritur në 330,263, teksa gjithsej 36,030 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.
Në anën tjetër, 1418 persona e kanë kaluar sëmundjen që nga dje.