Itali, rritet frikshëm numri i viktimave dhe rasteve e reja 24 orët e fundit

Janë rritur sërish rastet e reja të infektimeve me COVID-19 në Itali.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë regjistruar 13.447 të infektuar, 3.658 më shumë, krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 9.789.

Gjithashtu, është rritur edhe numri i viktimave. Këtë të martë janë regjistruar 476 viktima nga covid, ndërsa një ditë më parë ishin 358.

Në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjithë spitalet e vendit, janë shtruar 3.526 pacientë.

Ndërsa nga krahu tjetër, në të gjitha pavijonet aktualisht janë të shtruar 26.952 pacientë. Rastet aktive në të gjithë territorin italian, janë 519.220, ku krahasuar me një ditë më parë, janë 5.197 më pak.

Ngjarja paraprake

Fondacioni turk IHH do të ndihmojë 20 mijë sudanezë në muajin e Ramazanit

Ngjarja e ardhëshme

Balla takim me banorët në Stranik, Prrenjas: Mos u gënjeni nga ata që duan të blejnë votën me para si LSI

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian