Itali/ 8 milionë euro paketë financiare për punonjësit dhe profesionistët në vështirësi

Italia ka aprovuar një tjetër paketë  financiare me vlerë 8 miliardë euro në ndihmë të kategorive të punonjësve e profesionistëve  të vënë në vësshtirësi nga emergjenca pandemike.

“Kush është goditur nga pandemia do të gjej gjithmonë pranë tij shtetin“, ka deklaruar ministri italian i Ekonomisë Roberto Gualtieri.

“Do të vazhdojmë të mbështesim punonjësit, sipërmarrësit, profesionistët me masa të rëndësishme si dhe duke shtyrë afatet e skadencave financiare.”

Dekreti parashikon ndihma ekonomike prej 1000 euro për punonjësit e punësuar në sektorin e spektaklit e turizmit si dhe për të gjithë punonjësit sezonalë. 

85 milionë euro është fondi i vënë në dispozicion për të ndihmuar shoqëritë e klubet sportive si dhe një pagë prej 800 euro për muajin dhjetor për të gjithë sportistët e punonjësit e këtij sektori.

62 milionë euro do të shkojnë në ndihmë të forcave të rendit, repartit të zjarrëfikësve e personelit ushtarak të impenjuar në përballjen me emergjencën shëndetësore. Ndërsa 6.5 milionë euro janë lëvruar në ndihmë të personelit mjekësor e paramjekësor ushtarak për punën e tyre në luftë kundër Covid-19.

Është shtyrë deri më 30 prill 2021 afati i skadencave të pagesave të taksave e kontributeve financiare për të gjithë ato sipërmarrje me një faturim nën 50 milionë euro në vit e që vazhdojnë të kenë humbje në aktivitetit e tyre.

 Ky afat kohor do të aplikohet dhe për të gjithë sipërmarrësit e zonave të kuqe dhe të portokallta me një sistem masash izolimi të plotë, si dhe për të gjithë hotelet, restorantet, agjensitë e udhëtimit, operatorët turistikë në këto territore e pavarësisht humbjeve e xhiros së biznesit të tyre.

Çdo rajoni italian i është dhënë një fond prej 250 milionë euro  për të financuar kuotat kapitale të borxheve financiare në skadencë, si dhe një fond prej 500 milionë euro për të financuar me taksë të ulët sipërmarrjet në sektorin e eksportit.

Rreth 350 milionë euro janë vënë në ndihmë të kategorive të punonjësve të sketorit të panaireve e kongreseve e 10 milionë euro për autobuzët turistikë panoramikë në qytetet e mëdha.

Ngjarja paraprake

Covid-19 i merr jetën ish-basketbollisti i njohur beratas

Ngjarja e ardhëshme

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Ersekë, plagoset rëndë drejtuesi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian