Itali, 653 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 47.870, me 653 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 36.176 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.308.528.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 761.671, kurse i atyre që aktualisht trajtohen në kujdes intensiv në 3.712.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 498.987 persona, përfshirë 17.020 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në një deklaratë nga Lidhja Kombëtare e Mjekëve të Italisë (FNOMCEO), thuhet se 201 mjekë deri më tani kanë humbur jetën në luftën kundër pandemisë.

Nga ana tjetër, kryeministri Giuseppe Conte tha në një takim ku mori pjesë se kanë filluar t’i shohin rezultatet e para pozitive të masave të marra, por se megjithatë, duhet ta kalojnë me kujdes festën e Krishtlindjeve këtë vit.



. .

Ngjarja paraprake

La punën për t’u kujdesur për nipin me autizëm, rrëfimi prekës i hallës

Ngjarja e ardhëshme

Publikohen pamjet: Digjet flamuri i Bullgarisë (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian