Itali, 499 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 61.739, me 499 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 12.756 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.710.149.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 710.515, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 3.320.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 997.895 persona, përfshirë 39.266 në 24 orët e fundit.



. .

Ngjarja paraprake

“Po bëjmë të pamundurën”! Protesta për Klodian Rashën/ Një prej policëve rrezikon humbjen e syrit, flet doktoresha e QSUT-së

Ngjarja e ardhëshme

Djali i Joe Biden nën hetime, kjo është arsyeja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian