Istogu triumfon në përurim të palestrës, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës 

Istogu e fillon me këmbë të mbarë në palestrën e re në Istog, duke shënuar fitore me rezultat 31:24 kundër Vushtrrisë. KHF Istogu sfidën e parë  ka fituar me 26:21 dhe me rezultat të përgjithshëm 57:45 kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës.

Istogu starton me fitore në përurim të palestrës. Nga ana tjetër, Vushtrria u paraqitën pa trajnerët, Arben Parduzi dhe ndihmësi i tij, Besim Shabanaj, munguan për shkak se janë të infektuar me Covid 19.

Hendbollistja Esma Muratoviq së bashku me Albina Rugovën, e ndihmuar edhe nga Tina Hetemi, Keta Venetski etj. u treguan të papërmbajtshëm për rivalen.

Periudha e parë e lojës ka qenë me rivalitet deri në 20 minutat parë, por me pas Istogu filloi të shkëputet në epërsi falë dyshes fantastike Muratoviq e Rugovës, duke shkuar në pushim me 4 gola epërsi (17:13).

Në pjesën e dytë, vashat e kryetrajnerit Faruk Shala, ishin më komode dhe treguan lojë të mirë duke u kualifikuar me plot meritë në rrethin e tretë.

Esma Muratoviq ishte lojtarja më efikase të Istogu, me 9 gola, ndërsa te Vushtrria Burneta Rama me 9 gola dhe Zade Zymberi me 5.  Shala me Istogun synojnë që të janë sa më lartë në këtë garë. Istogu tani ka qetësinë, për faktin se ndeshjet si vendas i zhvillojnë në palestrën e re dhe ky është një lehtësim edhe më i madh për ta.

Ngjarja paraprake

Këshilli i Evropës realizon projektin për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Ngjarja e ardhëshme

Komploti për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit ngre shqetësime për dhunë gjatë zgjedhjeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian