Istogu triumfon bindshëm, bën hapin e parë drejt rrethit të tretë të Kupës së Evropës  

Istogu ka shënuar fitore si mysafire me rezultat bindës 26:21 ndaj fitueses së Kupës së Kosovës, Vushtrrisë, në takim e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).

Ndeshje mesatare e me rivalitet u zhvillua në palestrën e sportit në Samadrexhë.

Pjesa e parë ka qenë me rivalitet, 3:3, 5:5, për të shkuar Vushtrria në pushim me një gol epërsi (11:10).

Image

Pamje nga ndeshja

Në minutat e parë të pjesës së dytë Vushtrria shkëputet në epërsi me 4 gola (14:10) dhe dukej se po shkojnë drejt fitores, por kjo epërsi nuk ka zgjatur shumë. 

Vashat e Istogut ishin më të përgatitura fizikisht dhe treguan lojë edhe më të mirë, duke pasur një seri fantastike 0:4, barazuan rezultatin 16:16 në minutën e 43-të, pastaj edhe avancuan me 16:17 (45). 

Në minutën e 48-të, Istogu shkëputet në epërsi me 3 gola (18:21),  pastaj edhe me 5 sosh, duke shuar të gjitha shpresat e vendasve.  

Në minutën e 55-të, 20:25 në favor të Istogut, për të triumfuar me rezultat 21:26.
Pivotja Suzana Ujkiq ka qenë ndër më të mirat, duke luftuar me zemër dhe i dha siguri lojës së Istogut, e ndihmuar nga Esma Muratoviq që realizoi 12 gola po ashtu edhe vashat tjera dhanë maksimumin. 

Image

Suzana Ujkiq, ndër më të dalluarat

Istogu bën hapin e parë drejt rrethit të tretë të Kupës së Evropës, ndërsa Vushtrria do ta ketë të vështirë  në takimin e kthimit në Istog, por shpresojnë në përmbysje. 

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, është i kënaqur me lojën e vashave të tij sidomos në 15 minutat e fundit të takimit.

Ngjarja paraprake

Haziri: Bëj apel nga zemra, mos e neglizhoni virusin

Ngjarja e ardhëshme

Kryemadhi zbulon pse u zhduk për tre javë: Bëra një operacion!

të fundit nga