Ismet Shamolli kryetar i ri i Kastriotit! Haxhimusa: Klubit po i kthehet nami

Ismet Shamolli u zgjodh kryetar i ri i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), shtatë herë kampion i Kosovës në vitet e pasluftës. 

Me Shamollin Kastrioti do të jetë më i organizuar, më i fuqishëm dhe me synime që të kthejnë namin e këtij kolektivi më traditë, të luftojnë për tituj dhe për daljen në arenën ndërkombëtare. 

Në mbledhje morën pjesë edhe Lulzim Abazi, anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe njëherësh ishte dhe në këshill iniciues, si dhe Bashkim Haxhimusa, përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt. 

“Arsyeja pse pranove postin e kryetarit të klubit, është që ta ndihmojë klubin. Unë do të kontribuoj me donatorë dhe do të luftojmë në ngritjen kualitetit. 

Kastrioti dhe qyteti e meriton që t’i ndihmohet dhe do të mundohem ta bëjmë një klub ashtu si i ka hije”, tha Shamolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Bashkim Haxhimusa tha se me kryesinë e re po bëhet vërtet një kthesë e madhe. 

“Po bëhet një kthesë e madhe në klub sepse e caktoi një përzgjedhje të lakmueshme, për ngritjen e kualitetit dhe dihet se hendbollit është sport i veçantë e me traditë në qytetin e Ferizajt. 

Synimi është ngritja kualitetit dhe krijimi i kushteve maksimale, për fitimin e titujve me theks dalja në arenën ndërkombëtare. 
Klubit t’i kthehet namit edhe të mbizotëron fryma e hendbollit në komunën tonë, në qytetin që ka traditë sportin”, tha Haxhimusa.  

Kryetar u zgjodh Ismet Shamolli, kryesia përbëhet nga Lulzim Abazi, Agim Imeri, Isa Xhemajli, Vlora Jashari, Lirie Muhaxheri, Bardhyl Ramadani, Avdullah Isufi. Në mbledhjen e radhës, do të emërohet trajneri i ri, drejtori i ri dhe stafi teknik.

Ngjarja paraprake

6 arsye pse përjetojmë “deja vu”

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, grupet e armatosura nuk do të dorëzohen pa luftuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian