Ismet Munishi godet: Stop termit trajner nga Shqipëria 

Trajneri i mirënjohur Ismet Munishi ka një porosi të qartë për të gjithë ata që duhet ta kuptojnë një herë e mirë, se nuk ka dallime, se ai është shqiptar i Kosovës apo ai i Shqipërisë. Një mesazh shumë i qartë dhe me vend. 

“Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i përket klubit ose Presidentit.

Mund të jetë nga India,  Maqedonia Veriore, Zvicra apo Shqipëria etj.

Ai trajner ka emër dhe mbiemër, karrierë, personalitet etj.

Personalisht po me pengon termi trajnerët nga Shqipëria, duhet të jetë termi filan trajneri.

Për sulmet që po marrin kolegët e mi nga një pjesë e Shqipërisë duhet të reagoj edhe shoqata e trajnerëve.

Termi trajnerët nga Shqipëria vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale dëmtojnë shumëçka.

Trajner nga Shqipëria jemi të gjithë nëse nuk e keni ditë, sepse të gjithë jemi shqiptar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trajner të mirë nga Shqipëria.

Stop termit trajner nga Shqipëria, trajneri ka emër”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.

Ngjarja paraprake

Australia bëhet vendi i parë në botë që detyron Facebook dhe Google të paguajnë për lajmet kompanitë mediatike

Ngjarja e ardhëshme

Australia bëhet vendi i parë në botë që detyron Facebook dhe Google të paguajnë kompanitë mediatike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian