Ismet Munishi e fillon fuqishëm me Gjilanin! Progni trim i fitores 

Gjilani i kthehet normalitetit pas një serie të zezë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës. Kryetrajneri Ismet Munishi, e fillon fuqishëm në ekipin e ri, me Gjilanin, duke shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Trepçës ’89 nga Mitrovica, në takimin e javës së 25-të.

Futbollisti Gerhard  Progni është trim i fitores, me dy gola që ka realizuar.

Në minutën e 3-të, Progni realizoi gol të bukur nga goditja e dënimit dhe në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 49-të, shton epërsinë (2:0).

Në minutën e 86-të, Sedat Berisha godet me kokë dhe ngushton rezultatin 2:1. 

Gjilani renditet në vend të katërt me 36 pikë, ndërsa Trepça ’89 një pozitë më poshtë me 35 sosh.

Ngjarja paraprake

'E turpshme dhuna ndaj simpatizantëve të PD në një qytet që kontrollohet nga kriminelët'

Ngjarja e ardhëshme

Shënohet 20 vjetori i fillimit të luftës së vitit 2001 në anën e Tetovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian